ARRSH tregon gjendjen e rrugëve në Shqipëri

0
21

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion sot mbi gjendjen e akseve rrugore në vend. Sipas ARRSH: Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rajoni Qendror, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë  e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera qarkullimi vazhdon normalisht.

Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në të gjitha akset e tjera të rrjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.