Xhaçka takon homologun ukrainas në Berlin: Do të bëjmë gjithçka që lufta të përfundojë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Minisrtrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka takuar në Berlin homologun ukrainas, Dmytro Kuleba.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka thotë se ndanë të njëtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane.

Ministrja bën me dije se e siguroi për mbështetjen e Shqipërisë në ndalimin e luftës.

“Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane. E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën. Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës”, shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad