“Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë”

0
806
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha skoi në cadrën e protestës së opozitës sot bashkë me të përndjekurit politikë.

Duke folur në lidhje me protestën, Basha ka bërë një sfidë publike për Fatmir Xhafajn, i propozuar për ministër i Brendshëm.

“Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë” tha kryeopozitari Basha.

“Fatmir Xhafa bashkë me vëllain e tij kanë veshur kostumin e narkotrafikantëve. Xhafa është ujk i vjetër i diktaturës.

Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë.

Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve. I bëj thirrje Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur. Ai është një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës”.

Pas fjales se Bashes, ne proteste kane folur perfaqeses te te perndjekurve politike.

Ata kane mbeshtetur Republiken e Re ndersa shkrimtari Reshat Kripa, ka apeluar: Mos harroni te vraret nga regjimi komunist, por edhe ata qe i vrane. Ata jane sot ne pushtet dhe ne krye te tyre eshte Edi Rama.

Kripa theksoi se nuk duhet te harrohen te burgosurit por edhe ata qe burgosen te perndjekurit politike. Autoret e ketyre akteve sipas tij jane sot ne drejtimin e Qeverise se Shqiperise.

Zjarr Tv Ad