Xhafaj-Marku takohen bashkë

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet sot gjatë një takimi që po zhvillohet në ambientet e Prokurorisë, ku ministri Xhafaj  ka mbërritur rreth orës 09:00.  Në takim është dhe Ardian Xholi, drejtori i hetimit gjyqësor.  Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad