Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku viktimë mbeti një grua dhe pesë të tjerë u plagosën.
U qëllua me breshëri plumbash drejt lokalit nga dy persona dhe janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarja. Viktimë ka mbetur një grua e cila bëhet me dije se nuk ka qenë shënjestër e këtij atentati.
Sipas “BalkanWeb” dyshohet për një atentat ku objekti ka qenë një nga personat e plagosur, Shehat Murati, xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati. Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.
Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista.
Dyshohet se Shehat Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit. Mbi dy persona kanë marrë pjesë në këtë atentat.
Shehat Murati ka marrë dy plumba në shpatull. Të plagosurit e tjerë gjithashtu kanë marrë plumba në kofshë, gjoks, ndërsa njëri prej tyre është prekur edhe në kokë,
Por bëhet me dije se nuk ka goditje në pjesë vitale. Deri më tani sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.