Xhelal Mziu uron Bashën: Fitore spektakolare në Qarkun e Dibrës, ka marrë mbi 95% të votave…

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, është i pari që ka uruar Lulzim Bashën, për fitoren në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.
Ai thotë se fitorja e Bashës ishte spektakolare, ndërsa thekson se demokratët e Qarkut të Dibrës, kanë votuar masivisht kryedemokratin me mbi 95% të votave.

Sipas tij, demokratët besojnë te platforma Basha dhe janë të gatshëm ta rrëzojnë të keqen që ka kapluar Shqipërinë.

“Fitore spektakolare e Kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve Dibranë besojnë tek lidershipi i tij. Në rang qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë.

Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, shkruan Mziu.

 

Zjarr Tv Ad