“Xheloz, i dhunshëm dhe shpesh i dehur” – Pse ndodhi krimi i rëndë në Korçë

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e të dielës, ku Aleko Myrtollari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.

Ishte vajza 16 vjeçare ajo e cila ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur nënën të plagosur.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë janë shpërngulur nga Tirana në Korçë. Bashkëshorti Aleko Myrtollari ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.

Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur.

Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qira, kishin konflikte për motive xhelozie, bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhti.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se gruaja ndodhet në reanimacon në gjendje tepër kritike për jetën.

Zjarr Tv Ad