Xhepa: Kim mbështet klanin 80-vjeçar të ferrit të kuq, mbyll sytë përballë eksodit biblik

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku dhe pedagogu i njohur Gëzim Xhepa, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ambasadorja Yuri Kim po ndjek politika të injorimit të masakrave ndaj popullit shqiptar.

Xhepa thekson se Kim mbështet klanin 80-vjeçar të ferrit të kuq, duke shtuar se mbyll sytë përballë eksodit biblik të popullit shqiptar, që mund të çojnë deri në zhdukje një nga kombet më të vjetër të Europës.

Postimi i mjekut Gëzim Xhepa:

DASH duhet kuptojë pse një popull amerikanofil i tërbuar deri në vetmohim…, zgjedh të ndjekë një lider me shumë dritëhije në karierën e tij…, dhe aq më tepër pas tetë vjetësh shkëputjeje nga protagonizmi politik partiak…!!!

Kjo s’ka të bëjë më me popullin si turmë amorfe…, por me vetë ambasadoren Kim…dhe politikat e saj të autorizuara, apo pautorizuara nga vetë DASH (këtë s’mund ta dimë), të injorimit të vuajtjes dhe masakrimit të këtij populli…, duke parë si histori suksesi politikat e një klani 80 vjeçar të ferrit të kuq dhe duke mbyllur sytë përballë një eksodi biblik, që po çon në eleminimin e njërit nga kombet më të vjetër në Evropë…!!!

Zjarr Tv Ad