Xherdan Shaqiri në histori të Zvicrës, bëhet i vetmi lojtar që shënon në katër turne radhazi…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zvicra mposhti me rezultatin 3-1 Turqinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve.

Golin e dytë dhe të tretë për Zvicrën, i realizoi ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Në fakt, Shaqiri shënoi një supergol (golin e dytë të Zvicrës) nga distanca, duke lënë të shtangur portierin.

Ky gol, është shumë i rëndësishëm për Shaqirin, pasi është bërë lojtari i parë në histori të Zvicrës, që shënon gol në katër turne radhazi.

Shaqiri ka realizuar gol në Kupën e Botës (2014, 2018) dhe Evropianin (2016, 2020).

Zjarr Tv Ad