Ylli Manjani flet për zgjedhjet e 25 Prillit: Ja kush e fiton Tiranën dhe sa mandate merr Partia Demokratike…

0
8017
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet s’e opozita do të fitojë më shumë mandate, në Qarkun e Tiranës se Partia Socialiste.

Manjani thotë s’e duke u nisur nga premise e vitit 2017-të, që sipas tij PD “ishte në një gropë të madhe” , ku në këto zgjedhje nuk është më në atë gropë.

Sipas Manjanit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të marrin minimumi 20 mandate.

“Unë mendoj që në fund të ditës PD nuk del pa 18 mandate dhe LSI merr minimum 3 mandate. Unë nuk kam dalë me bo sondazhe por do të jap mendimin tim”, ka deklaruar ish-ministri Ylli Manjani.

Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017-të, ku të gjitha Partitë garuan pa koalicione, Partia Socialiste mori në Tiranë 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5 mandate.

Për zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkut e Tiranës nga 34 mandate që kishte në zgjedhjet e kaluara, këtë herë i janë shtuar dy mandate dhe do të ketë 36.

Zjarr Tv Ad