Ylli Manjani i bën propozimin e papritur ish-ministrit Bushati: Miku im kështu s’ke gjë në terezi…

0
1462
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i është drejtuar ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, me një propozim të papritur.

Bushati, ka folur për zgjedhjet e ardhshme dhe sugjeroi që Partia Socialiste, të marrë shembull nga Kosova, Manjani i propozon Bushatit që t’i bashkohet shoqërisë civile, se nëse pret diçka nga partia mëmë, nuk ka gjë në terezi.

Postimi:

“Eh mor miku im Ditmir!

Në do të hysh në parlamentin tjetër, kërko për partinë e Paskalit, se të Gjinushit e kanë xanë…

Përndryshe në pritsh gjë andej nga mëma parti, ske gjë në terezi. Hajde këtej nga shoqëria civile më mirë…”, – ka shkruar kështu ish-ministri Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad