Ylli Manjani: Ku ka histori lekësh gjendet Basha

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në studion e Ora 19:00 në Syri Tv me Juli Krisafin, hetimet belge për Lulzim Bashën.

Manjani tha se dokumentet e publikuara mbrëmjen e kaluar në ‘Çim Peka Live’ janë autentike, ndërsa shtoi se kryetari aktual i PD është i detyruar të dëshmojë përpara autoriteteve belge për “Toyota Yaris”.

Duke iu referuar çështjeve penale në ngarkim të Lulzim Bashës, Manjani shtoi se kudo ku ka histori parash, gjendet i përfshirë Lulzim Basha.

“Lulzim Basha është politikani që është shfaqur më shumë në derën e Prokurorisë dhe i akuzuar më shumë se kushdo tjetër. Ka dy akuza penale të ngritura nga Prokuroria për këtë zotëri. E ka akzuar për rrugën Durrës-Kukës, u akuzua për pastrim parash për dosjen e Nik Muzin, tjetër gjë si u mbyll. Por është me akuzë. Asnjë politikan tjetër nuk ka dy akuza zyrtare të ngritura në kurriz. Dhe kudo ku ka muhabete lekesh, gjendet ky njeri. Si është e mundur?”, u shpreh Manjani.

Por a rrezikon Basha të humbë mandatin?

“Kjo varet nga fakti nëse është apo jo person nën hetim. Nëse ka qenë nën hetim dhe nuk e ka deklaruar, ka një diskutim kjo gjë. Por unë nuk ia uroj këtë gjë. Nuk futem te ata njerëz që kënaqen me këto gjëra”.

“Sa i takon çështjes për Nik Muzin, ka disa shqiptarë që kanë dalë dhe kanë thënë se ato para ia kanë dhënë”, tha Manjani.

Zjarr Tv Ad