Yuri Kim dhe Luigi Soreca urojnë në shqip Kurban Bajramin: Dita për të reflektuar mbi angazhimin tonë…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada e BE shkruan: “Delegacioni i BE-së në Shqipëri iu uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri”!

Teksa ambasadori Luigi Soreca ka uruar në shqip: “Gëzuar Kurban Bajramin”!

Urimin për Kurban Bajramin, e ka bërë më herët edhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”.

Besimtarët në të gjithë vendin, kanë mbushur sheshet dhe kanë falur namazin, në këtë ditë të rëndësishme që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin mes njerëzve.

Zjarr Tv Ad