Erdogan: Do të punoj që Kosova të njihet nga vende të reja, do e diskutoj me Biden…

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se do të punojë që Kosova të njihet nga vende të reja. Erdogan u shpreh për mediat turke, se shpreson që do ta hapë këtë çështje në bisedimet me Presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Erdogan tha se do të propozojë një plan të përbashkët mbi këtë çështje, në mënyrë që të rritet numri i vendeve që e njohin Kosovën. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, 117 vende e kanë njohur atë.

Zjarr Tv Ad