I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë/ Rrëfehet një nga vëllezërit që ndihmoi gjermanët e përmbytur…

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vëllezërit, Lulzim Hajdaraj dhe Gëzimi, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t’u ardhur në ndihmë personave të cilët u dëmtuan nga përmbytjet në Gjermani.

Një nga vëllezërit, Lulzimi tregoi momentin e parë kur bisedoi me një shtetas gjerman dhe se të dielën në mesnatë mbërritën në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin, i cili ishte përmbytur pothuajse i gjithi.

“I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë. Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha ai.

Ndër të tjera, Lulzimi rrëfeu se sapo mbërritën në qytet kanë pyetur se kush ka nevojë për ndihmë për pastrimin e banesave.

“Në katet e para, podrumet ishin të prishura, kishte shumë baltë. Ne iu ndihmuam t’i hedhim jashtë të tëra. Ishte trishtim të shohësh ashtu një qytet të tërë të shkatërruar”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai tregoi se gjermanët ishin gëzuar që të dy vëllezërit shqiptarë kishin shkuar për tu ofruar ndihmë.

“Ata u gëzuan që ne nuk e kishim harruar ndihmën e tyre që ata e kanë bërë në kohën e luftës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor tjetër që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katastrofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”, tha Lulzimi.

 

Zjarr Tv Ad