Zbardhen emrat e 6 kandidatëve të PS për kryetar bashkie në Dibër

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në asamblenë e PS që është zhvilluar ditën e sotme janë propozuar gjashtë kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars.

“Fax neës” bën me dije se PS ka propozuar emrin e Agron Cerrit, kryetari i PS-së për Dibrën, Alma Selamit, mësuese në këtë qytet, Agron Carës, drejtor në bashki dhe kryetar i PS NJA Peshkopi, Arben Keshit, ish-kandidat për deputet, Shkëlqim Murrës, kryetari aktual i Bashkisë Dibër dhe Sokol Sava, kryetar i Këshillit Bashkiak Dibër, shkruan Panorama.

Emrat e propozuar do t’i dërgohen Kryesisë së PSSH-së për miratim.

Në 6 Mars qytetarët e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Vorës, Lushnjes, Rrogozhinës do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive.

Zjarr Tv Ad