Zbardhet axhenda, Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, ja çfarë do diskutohet… (ORARI)

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri shqiptar Edi Rama do të zbresë nesër gjatë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Rama do të zhvillojë takime me liderët kryesorë politikë, kur Prishtina dhe Beogradi janë në situatën më të nxehtë të viteve të fundit.

Takimi i parë i Ramës do të jetë me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të bisedojë për tensionet e fundit me Serbinë, por edhe do të jetë takimi i parë pas një kohe të gjatë që dy kryeministrat replikojnë në distancë për atë që shuhet Mini Shengen. Gjithashtu Rama do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Ora 13:30-15:30, zhvillohet dreka zyrtare me pjesëmarrjen e dy deleacioneve dhe akademikë nga Shqipëria dhe Kosova. Përpara drekës do të zhvillohet një ceremoni e shkurtër për dekorimin ne akademikut, Rexhep Qosja.

Zjarr Tv Ad