Zbardhet plani i Ramës/ Ja cila ishte dosja që u përdor për të marrë peng Bashën dhe grupin Basha në PD…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Rama kishte një qëllim tjetër, të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike”. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha, sot në daljen për mediat. Berisha është rikthyer pas te Lulzim Basha, që u akuzua për financat ruse.

Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha, kishte rrugë ligjore kushtetuese.

Rruga ligjore ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI.
Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-në. Hetimi mund të bëhej i plotë.

Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike. Vetëm një njeri që nuk ka nocionet më minimale, ose nuk respekton nocionet më elementare të demokracisë, vepron në këtë mënyrë.

Një kryetar opozite, kur shkel rregullat, shkarkohet. Kur shkel ligjet, përballet me pasojat ligjore. Por peng nuk merret kurrë.

Shikoni se çfarë bën Edvin Koleka. Çfarë urrejtje të papërmbajtur ka ky njeri për opozitën? Po more peng kryetarin e opozitës, ke marrë peng demokracinë. Kjo ndodhi”, ka thënë Berisha./CNA.al

Zjarr Tv Ad