Zbulohet fytyra e “Aldo Morning Show”

0
594
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë e njohin si zëri misterioz i cili prej gati dy dekadash është bërë mëngjesi i shqiptarëve me emisionin “Aldo Morning Show”.

Ndonëse është prezent prej shumë vitesh në ekran, Aldo Lipe, ka preferuar që të fshehë fytyrën e tij. Por, së fundmi është “ thyerë akulli” dhe ka qenë një nga pjesëtarët e stafit i cili ka filmuar Aldon, jo vetëm zërin e tij, por dhe fytyrën duke shuar kështu kureshtjen e mijëra shqiptarëve se si duket moderatori i cili i zgjon me zërin e tij çdo mëngjes.

Gjithashtu, edhe këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila ka qenë e ftuara e ditës së sotme në “ Aldo Morning Show” ka publikuar momentin kur iu bashkua studios lëvizëse së moderatorit, risi kjo e këtij sezoni, si dhe nuk ka nguruar të shprehë emocionet dhe kënaqësinë nga kjo intervistë.

“#AldoMorningShow super program dhe risi ne Shqiperi, une u kenaqa aq shume sa çanten e mora ne shpine”, shkruan Orgesa.

LINKU I VIDEOS:

https://www.tiktok.com/@orgesazaimioz/video/7283843523986705670?embed_source=121355059%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_fullscreen&refer=embed&referer_url=newsbomb.net%2Fzbulohet-fytyra-e-aldo-morning-show-video%2F&referer_video_id=7283843523986705670

Zjarr Tv Ad