Përjashtimi i 11 deputetëve nga grupi i PD, Edvin Kulluri tregon arsyet

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri tregoi arsyet e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për të përjashtuar 11 deputetë nga partia.

Sipas tij, vendimi është vetëm formalizim i vendimit të vetë këtyre 11 deputetëve për të mos qenë pjesë e PD.

“Nuk janë mbështetës të Berishës, kanë zgjedhur në mënyrë të lirë të mos jenë me pjesë e PD, ky vendim është formalizim i vendimit të vetë këtyre deputetëve për të mos qenë pjesë e PD. E zgjodhëm ata vetë.

Derisa kanë zgjedhur të bëhen pjesë e fushatës së një koalicioni tjetër zgjedhor si Bashkë Fitojmë, të mbajnë qëndrime krejt të kundërta, do të thotë se kanë zgjedhur në mënyrë të lirë një karrierë tjetër politike jashtë PD.

Këta kanë marrë një rrugëtim krejt tjetër. Nuk shoh asgjë të keqe; është një vendim për të formalizuar një vendim që e kishin marrë vetë ata për të shkuar në një subjekt jo ligjor”, tha Kulluri në një intervistë për Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad