Zbulohet porosia e Ramës për deputetët, ja çfarë do të ndodhë në seancën e të enjtes ku do votohen ndryshimet në rregulloren e kuvendit dhe marrëveshja me Italianë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të enjten do të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantet.

Sipas News24, Rama ka porositur deputetët e tij, ku ka kërkuar pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.

Kujtojmë se seanca e kaluar, nuk ishte e zakonshme, pasi pati kaos dhe përplasje, pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka. Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.

Zjarr Tv Ad