Zbulohet shkaku i helmimit të banorëve në Bulqizë. Një 64 vjeçar nën hetim, ja çfarë bëri me tubacionet e ujit

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 64-vjeçar po procedohet penalisht si autori që ndoti ujin e pijshëm me të cilin furnizohej fshati Gjoricë, ku për pasojë u helmuan disa banorë.

Sipas njoftimit të policisë, 64-vjeçari me iniciale K. M ka ndërhyrë në tubaciine, duke montuar një tub shtesë dhe duke përzier ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë me ujërat e zeza, gjë që ka sjellë helmim të disa banorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth 40 banorë të njësisë administrative Gjoricë në bashkinë e Bulqizës u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi nga uji i pijshëm. Policia bën me dije se banorët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë larguar në banesat e tyre.

Banorët e zonës e kanë ngritur vazhdimisht si shqetësim se punimet për ujësjellësin nuk janë cilësore, pasi një pjesë e depozitave janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe janë të ekspozuara ndaj ndotjes.

Zjarr Tv Ad