Analisti i njohur flet me bindje të plotë: Vë bast që në vitin 2025 PD-ja do të mposht Edi Ramën

0
775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Sidi Hasanaj, është shprehur i bindur se PD në vitin 2025 do ti fitojë zgjedhjet parlamentare duke mposhtur kështu Edi Ramën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se PD ndryshe nga Rithemelimi është një parti që ka të ardhme.

Më tej ai nënvizoi se politika në pushtet kërkon që të vrasë PD, për të thënë që kjo parti është në kufijtë e Sali Berishës.

“Kam bindje të plotë dhe e vë bast publik se në vitin 2025 opozita do të mund Edi Ramën. Që nga 15 maj që dolën rezultatet e deri më tani është tentuar që të bëhet një shpëlarje truri, një manipulim tjetër demokratëve, duke i vrarë identitetin politik. Duan të vrasin PD, për të thënë që PD është thjeshtë në kufijtë e Sali Berishës, është krijuar nga Berisha. Demokratët tashmë i kanë ngritur strukturat e tyre, selitë janë të ndara, Berisha de fakto ka ndryshuar dhe emrin.

Duan që PD ta minimizojnë. Në fakt ato 103 mijë vota që mori PD, që ishin minimumi i mundshëm që mund të merrte. PD është pa të kaluar por me të ardhme ndërsa Rithemelimi është me të kaluar por me të . Njerëzit kanë kërkuar ndarje nga berishizmi. Njerëzit duan treg të lirë, janë kundër oligarkëve. PD nuk është krijuar si parti konvencionale, është krijuar si një ndjenjë, si frymë, qoftë kundër komunizmit”, tha ai.

Zjarr Tv Ad