Ze Maria i Tiranës: Gati të shkruajmë historinë

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më pak se 24 orë nga derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, gjithçka duket se është gati. Në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes, trajneri brazilian i Tiranës duket i qetë pas ngjarjeve në Korçë dhe i bindur se për ndeshjen derbi do të kenë mundësinë të marrin 3 pikët.

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Pas ndeshjes me Skënderbeun luajtëm edhe në Kupë, ku fituam. Për ju dhe të gjithë shqiptarët kjo është ndeshja më e rëndësishme e vitit, por për ne është një sfidë ku do të duhet të marrim 3 pikët. Është një ndeshje e rëndësishme, ne duhet të luajmë si në ndeshjet e fundit për të marrë 3 pikët, që është edhe objektivi ynë”, tha Ze Maria.

“Duhet të shkruajmë emrin në historinë e këtij klubi. Është shumë e rëndësishme dhe futbollistët e dinë këtë. Sa herë vij këtu, shoh fotot dhe javën e kaluar folëm me presidentin për Tiranën e madhe të viteve ’70. Kam folur me futbollistët, duam të bëjmë një pjesë të historisë dhe mundësinë e kemi”, tha Ze Maria.

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet të premten në orën 19:45, në “Selman Stërmasi”, dhe për herë të parë në këtë sezon ky stadium do të jetë i mbushur plotësisht, pasi biletat e parashikuara për këtë përballje, janë të shitura.

Zjarr Tv Ad