Zgjedhjet e 14 majit/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS-së

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë, për fushatën elektorale.

Mësohet se kryebashkiakët aktualë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë, ndërsa për pesë kryetarë Bashkie të tjerë nuk është pranuar kërkesa.

Theksojmë se të gjithë kryebashkiakët e gjobitur, janë njëkohësisht edhe kandidatë për një tjetër mandat në krye të bashkive respektive, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryebashkiakët e gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;

Lerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

Zjarr Tv Ad