Zgjedhjet e 14 majit/ Vjen reagimi i Roland Bejkos për posterin e Belind Këlliçit

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko posterin e Belind Këlliçit, i vendosur në hapësira publike e konsideroi një akt banal dhe një gjest ofendues për qytetarët shqiptarët. Ai u shpreh se gjesti i tij tregoi të vërtetën e hidhur të 30 viteve të fundit, që kjo klasë politike është tallur dhe ka detyruar qytetarët të braktisin Shqipërinë.

“Ato janë postera që flet subkoshienca, klasa politike, e cila drejtohet nga Rama Berishs dhe Meta, ku Veliaj dhe Këllici janë çirakët e këtyre ustallarëve. Iu nxori dy gishtat shqiptarëve dhe u tregoi të vërtetën. Ka 30 vjet, që me dy gishta e mesit ua kanë treguar shqiptarëve dhe I kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendit. Ne mendojmë se është momenti i fillimit të fundit të kësaj klase politikë non grata, që e ka lënë Shqipërinë pa drejtësi, kësaj klase politike që ia ka marrë pronën qytetarëve dhe ia ka kaluar oligarkisë. Ato dy gishtat tregojnë karakterin e tyre, ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen e tyre. Kjo është banale dhe papjekuri. Ata [Berisha dhe Meta] e kanë vendosur aty Belind Këlliçinb jo që të fitojë, por që të humb. Korrupsioni nuk luftohet me dy gishta përpjetë, por duke dhënë ide konkrete”, tha Bejko.

Zjarr Tv Ad