Zgjedhjet e pjesshme, Pollo paralajmëron koalicion të gjerë opozitar

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo paralajmëroi një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe LSI.

Ai deklaroi në A2 CNN se negociatat po vijojnë dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet dhe sigla dhe emri i këtij koalicioni.

Gjithashtu, Pollo u shpreh se mund të pranohen dhe njerëz të afërt me Bashën që duan të kandidojnë në këto 6 bashki, por edhe ata duhet të kalojnë në primare.

“Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshje do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicionit dhe detaje të tjera që janë teknike.Ne kemi një zgjedhje që është mazhoritare dhe që edhe 5 vota po të heqin rrezikon mandatin e kryetarit të bashkisë.

Cila është zgjidhja që të mos ketë përçarje votash? E para është një koalicion i gjerë që përfshin edhe aleatët tradicionalë edhe LSI që janë të gjitha partitë relevante në opozitë. E dyta, kemi një zgjidhje të re për të bashkuar aty ku vite më parë edhe mund të ketë pasur përçarje, kemi primare.

Pra nëse PD e 11 dhjetorit ka një afërsi dhe po punon me aleatët tradicionalë që përfaqësohen dhe me deputetë me LSI ka një problem me fraksionin e mbetur”, u shpreh Pollo në Debat.

Zjarr Tv Ad