Temperatura deri në -3°C dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti sot

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e enjte gradualisht mbi vendin tonë do të fillojë depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të nis i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e prej mesdite pritet një shtim i vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhën prezente në orët e mesditës fillimisht në veriperëndim e pasdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e mesatar. Në orët e mbrëmjes në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 600 metra në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10m/sek shoqëruar me një valëzim i forcës 2-3 ballë.

Zjarr Tv Ad