Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit mbahen në 2 mars

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Federata Shqiptare e Futbollit do mbajë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore në 2 mars 2022, në orën 10:00 në Shtëpinë e Futbollit. Në punimet e kësaj Asambleje, anëtarët e FSHF veç temave të tjera të rendit të ditës do zgjedhin edhe kreun e FSHF për një mandat 4 vjeçar.

Kreu aktual, Armand Duka është në garë për mandatin e gjashtë, teksa përballë tij pritet Dritan Shakohoxha. Në njoftimin shpërndarë anëtarëve, theksohet se do ndiqen të gjitha procedurat me verifikimet, raportet financiare, miratimin e buxheteve dhe në fund votimet për presidentin e ri dhe Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Zjarr Tv Ad