Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Makthi i Edi Ramës për të mos u përballur me pasojat e skandalit McGonigal, përbën vetëm anën anekdodike të njollës së zezë që u vu sot mbi parlamentin shqiptar.

E di që për shumëkënd, paburrërria e tij për t’u ballafaquar qoftë me mocionin për debat të kërkuar nga disa deputetë, qoftë me interpelancën që donin disa të tjerë, e vendos kryeministrin në një dritë shumë te keqe.

I kuptoj të gjithë ata që në bizneset, familjet apo shoqërinë e tyre do e përçmonin dikë që nxjerr një vartës, si mburojë, ashtu sikurse bëri Skënderbeu me Elisën e vet.

E perceptoj neverinë e atyre që nuk e durojnë dot përdorimin e një gruaje, herë naive e herë autike, si mish për top në drejtimin e parlamentit.

E ndjej zhgënjimin e të tjerëve, që e imagjinojnë shefin e rilindjes si një trim të çartur betejash epike, atëhere kur ka nga pas garancinë e SPAK-ut të kapur apo ambasadorëve të blerë dhe nuk i besojnë dot syve, kur shohin një burracak, të mbledhur një grusht, nga ankthi i padijes për atë që ndodhet në dosjet e drejtësisë amerikane.

E kam parasysh habinë e njerëzve normalë, që nuk arrijnë të besojnë dot telendisjen e një lideri që ka votat e disa qindramijëra prej tyre, por strehohet, një javë pas viruseve stinore, e një javë tjetër pas gripit politik.

Dhe, ndonëse i di të gjitha këto, sërish këmbëngul se zhburrërimi i turpshëm i Edi Ramës nuk është ana më e errët e asaj që pamë. Pasi ka disa pyetje që i bën kushdo që ka një logjike normale: pse nëse ndihet i pastër, Edi Rama të mos shkonte sot në parlament dhe t’ia plase opozitës në sy të gjitha mashtrimet dhe akuzat e pabaza? Pse të provokonte tollovi dhe mos vendose t’i shpjegonte një për një, si e ka takuar agjentin e arrestuar McGonigal, për çfarë kanë biseduar, a është e vërtetë që nga zyra e tij i kanë servirur materiale kundër opozitës, ashtu sikurse pretendohet në aktakuzë?

Në vend të këtij normaliteti, Rama ka zgjedhur të provokojë kaos. Dhe kjo nuk po ndodh për herë të parë. Duke bërë këtë, ai pengoi njëherësh dy procedura normale të parlamentit, si mocioni për debat dhe interpelanca. Ai nuk e lejoi kuvendin t’i zhvillonte ato.

Andi Bushati:Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

Po në të njëjtën mënyrë ai u soll edhe me kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për 137 udhëtimet me çarterin e Air Albania. Zhvillimet e mëvonshme, me daljen e kontratës, ku nuk kishte asnjë klauzolë çmimi promocional, dëshmuan se kryeministri kishte mashtruar dhe prandaj nuk donte të hetohej.

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

E njëjta fabul u përsërit edhe me ndalimin e një tjetër komisioni hetimor, atij për një qeveri që shpall ministren e saj të jashtme si investitore strategjike. Gjykata Kushtetuese ndihmoi edhe më tej në zvarritjen e kësaj çështjeje dhe kërkesa e opozitës mbeti përsëri pezull.

Pra pyetja që lind është ku e ku më e rëndësishme se difektet karakteriale të Edi Ramës: përse shërben ky parlament ku opozita pengohet të bëjë interpelanca e mocione për debate, kur ajo zhvishet nga një e drejtë kushtetuese si ngritja e komisioneve hetimore? Përgjigja e saj shkon përtej zhburrërrimit dhe anktheve për krimet e mundshme që ka kryer personi që mban veshur kostumin e kryeministrit.

Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës

Deri tani ne kemi pasur një pushtet që vërtet blente vota, por ama formalisht organizonte zgjedhje. Ai së paku në formë përpiqej ta ruante fasadën demokratike.

Kurse zhvillimet e fundit, frika dhe pasiguria e kryeministrit për t’u përballur me ato që ka bërë, po e asgjesojnë edhe këtë fasadë. Ai nuk do më as të përgjigjet, as të hetohet dhe as të japë llogari. Pikërisht kjo fazë e re e degjenerimit të pluralizmit politik, është lajmi më i keq i asaj që pamë sot në parlament. ©Lapsi.al

Zjarr Tv Ad