“Zhvaste” biznesmenët duke u premtuar tendera, gjykata lë në burg 39-vjeçarin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 39 vjeçarin Indrit Aliu, i cili akuzohet për mashtrim. Ai u arrestua pas denoncimit të një biznesmeni se e kishte mashtruar.

Bëhet me dije se Aliu nuk ka pranuar që të japë shpjegime para gjykatës, ndërkohë avokatja ka mohuar akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokuroria.

Sipas burimeve hetimore rezulton se shumat e parave që 39-vjeçari u kërkonte personave të ndryshëm, shkonin deri në 35 mijë euro. Ai përdorte emra dhe fotografi të personave të ndryshëm që punonin në disa institicione shtetërore, duke u hequr si zyrtar me qëllim mashtrimi.

Madje Aliu përdorte edhe karta të dyshuara të falsifikuara apo të rreme për të bindur biznesmenët se punonte në institucion të larta.

Zjarr Tv Ad