Zjarr i madh në Greqi, ja çfarë po ndodh

0
13

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në Maratonë të Greqisë.

Zjarrfikës të shumtë janë duke punuar përmes tokës dhe ajrit për të shuar flakët. Zjarri u përhap në territorin e qytetit të Maratonës në Atika, shkruajnë mediat greke.

Në vendngjarje kanë mbërritur 31 zjarrfikës, 10 automjete, 3 avionë si dhe 3 mjete të tjera ajrore janë mobilizuar menjëherë. Për të shuar flakët, nga toka po punojnë gjithsej  23 zjarrfikës me 10 automjete dhe një grup alpinistësh me 8 zjarrfikës.

Ndërsa, edhe vullnetarë e qytetarë të shumtë janë duke ndimuar për të shuar flakët e zjarrit.