Zjarret i lënë vendin shiut, Peleshi: Situata është menaxhuar mirë, mund të kemi probleme me përmbytjet

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në një deklaratë për mediet ministri bëri me dije se gjatë 24 rëve të fundit ka pasur disa vatra aktive. Një nga vatrat më kritike ka qenë në Porto Palermo, pranë Qeparoit, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve ministri tha se u menaxhua në një kohë të shpejtë.

Ndër të tjera ai u shpreh se është bërë e mundur shmangia e zjarrit ne pemëtari, ndërkohë gjatë orëve të fundit ka patur reshje të dendura shiu në veri, prandaj dhe u bëri apel qytetarëve që sinjalozojnë çdo problematike si dhe të bashkëpunojnë në çdo rast emergjence.

“Kemi shmangur zjarret në pemëtari. Në 24 orë ka pasur disa vatra aktive, në Fier e Vlorë. Por gjithashtu zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit që u menaxhua në një kohë të shpejt. Një zjarr tjetër delikat, ishte ai afër Kishës së Laçit.

Por tashme kemi patur reshje në veri, dhe mund të ketë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, apo përmbytje. I bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjence, dhe më pas bashkive që të jenë të gatshëm”, tha Peleshi.

Zjarr Tv Ad