Shqiptarët “masakruan” Rita Orën për flamurin serb/ Lorik Cana i del në mbrojtje

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë, Rita Ora zgjoi gjithë zemërimin e shqiptarëve pasi gjatë një koncerti në Hungari performoi me flamurin serb.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjetet sociale ta masakrojnë me komente dhe kritika këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Edhe vetë nëna e këngëtares zbuloi se ky veprim e kishte bërë nervoze.

Por pas gjithë reagimeve negative, ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i ka dalë në mbrojtje.

Cana ka publikuar një foto të Ritës në fëmijëri ku shfaqet e veshur me kostum kombëtar dhe e krahason me një yll.

Zjarr Tv Ad