Zjarri merr përmasa të mëdha në fshatin Bukmirë në Mirditë, dyshohet se është i qëllimshëm! Rrezikohen banesat

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët në zonën e Mirditës ku flakët janë përhapur në fshatin Bukmirë duke rrezikuar edhe banesat.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri është vendosur qëllimisht teksa është nisur një helikopter për të shuar flakët.

Gjithashtu, policia po punon për identifikimin e personave që dyshohet se kanë vendosur zjarrin.

Postimi i Niko Peleshit:

Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme.

Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.

Zjarr Tv Ad