‘Tradita vazhdon’, zhvillohet festa e lakrorit në Korçë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lakrori me dy petë, i pjekur në saç, nga duart e amvisave që vazhdojnë ende të ruajnë traditën e vjetër ishin pjesë e panairit të kësaj feste. Për pjesëmarrësit kjo është një festë e veçantë për ta, pasi jo vetëm shfaq traditën e tyre por përpiqet që edhe ta lërë atë në brezat e tjerë.

“Lakrorin e kam pasur traditë nga gjyshja, e kam bërë për herë të parë në klasën e pestë. Ka vite që festa e Lakrorit festohet në fshatin Polenë, po edhe ne fshatrat e tjera. Është viti i katërt që bëhet këtu, një traditë që po ua lëmë brezave të ardhshëm sepse kjo sjell miqësi e dashuri midis njerëzve. Unë kam krijuar një grup familjar që u mësoj dy herë në muaj lakrorin, byrekun e të tjera”, shprehet një prej amvisave.

Edhe në programet mësimore, të rinjtë në shkollën “Isuf Gjata” mësojnë rreth gatimeve tradicionale. Njëri nga turistët e huaj tregon kënaqësinë që ka marrë nga kjo festë.

“Gruaja ime vjen nga Korça, pashë një postim në Facebook tek Bashkia e Korçës dhe erdha. Këtu është shumë bukur, ka shumë miqësi, është diçka e veçantë. Kam provuar lakrorin, sidomos me qepe e domate”, thotë një prej tyre.

Por jo vetëm gratë gatuajnë lakror.

“Duhet të digjet saçi, që ta pjekë tamam, do 15-20 minuta. I ndihmojmë kur jemi në shtëpi se jemi nëpër punë”, theksoi një prej përgatitësve të lakrorit.

Festa e lakrorit do të pasohet edhe nga festa të tjera lokale që do të organizohen nga Bashkia e Korçës gjatë muajve të Vjeshtës.

Burimi: Euronews.al

Zjarr Tv Ad