Zjarri në malin Partizan, 15 vite burg për zjarrvënie të qëllimshme, Peleshi: Ky ndëshkim tregon vendosmërinë tonë ndaj krimit

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për ngjarjen në Berat ku dy persona u kapën duke ndezur qëllimisht një zjarr.

Bëhet fjalë për një video që qarkulloi në medie ku dy persona zbresin nga mjeti që po udhëtonin tip “motoçikletë”, dhe kryejnë një zjarrvënie të qëllimshme në një masiv pyjor të malit Partizan në Berat.

Duke përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e dy autorëve, Peleshi paralajmëron të gjithë ata që tentojnë zjarrvënien e qëllimshe se mund të dënohen deri në 15 vite me heqje lirie, duke thënë se ky ndëshkim tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Postimi i Niko Peleshi:

“Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e tyre në identifikimin dhe arrestimin e dy zjarrëvënësve në malin Partizan.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. #ForcateArmatosura dhe #AgjenciaeMbrojtjesCivile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.”

Dje u bë me dije nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla se autorët janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia dhe po vijon puna për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara të pronës private, publike dhe mjedisore.

Zjarr Tv Ad