Zjarri përfshin tre banesa ngjitur me njëra-tjetrën, shkrumbohen nga flakët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Pendavinj në Maliq. Shtëpitë e shtetasve me iniciale I. Q., Dh. Q., dhe P. V. raportohet se ishin ngjitur me njëra-tjetrën.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Maliq/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad