Zjarrvënie në Fushë-Krujë/ Digjet pemëtorja e një banori, policia në kërkim të autorëve

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

FUSHË- KRUJË– Një sipërfaqe toke e mbuluar nga shkurret ka marrë flakë në lagjen Kadias të Borizanës.

Nga zjarri është djegur pemëtorja e Ramadan Temës si dhe janë rrezikuar disa banesa.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses së Nikles u lokalizuan flakët dhe u evitua djegia e banesave.

Një grup ekspertësh të policisë ndodhen në vendngjarje dhe sipas tyre zjarri është i qëllimshëm.

Po bëhen hetime për të identifikuar autorët e kësaj zjarrvënie.

Zjarr Tv Ad