Zonja Kim çoji selam shefit Blinken, 8.3 miliardë euro vjedhje e abuzime në 8 vite Rilindje

0
17645
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Abdyli

Zonja Kim!
Mund të m’i çosh selam Shefit tënd (“selam!”- nga gjuhë e talebanëve do të thotë “të fala!”, e din mirë Blinkeni atë gjuhë)

Të m’i thuash se KLSH-ja, si organizëm i specializuar dhe i pavarur kushtetues, ka konstatuar gjatë tetë viteve të kaluara, plot 8.3 MILIARDË EURO, vjedhje, abuzime, korrupsion në bashkëpunim e humbje fondesh publike, që përbëjnë Krim të Rëndë ekonomik, korrupsion dhe fshehje krimi si dhe, Rrënim selectiv e të qëllimshëm biznesesh … në ngarkim direkt të Kryeministrit Edi Rama dhe të bandës së tij politike, shtetërore dhe atë të drejtësisë!

… nëse nuk e keni plotësuar planin e pesë-vjeçarit të ardhshëm të “Non gratave” domethënë …

Na e bëni këtë favor e nder, që të të garantojmë se Sali Berishen nuk e mbrojmë pse na ka lindur në bahçen e gjyshit e të babës por vetëm sepse, në bazë të mësimeve dhe parimeve të demokracisë amerikane, e prezumojmë plotësisht të pafajshëm deri në momentin që, një gjykatë e pavarur të mund (ndonjëkohë) t’ia provojë fajësinë!

Zjarr Tv Ad