Zoran Zaev rezultat zhgënjyes, humbet bastionet në Maqedoninë e Veriut

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi se Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaev, i humbi pothuajse të gjitha bastionet e saj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën. Nga 34 komuna që zgjodhën kryetarët e rinj, 22 i fitoi partia opozitare VMRO-DPMNE, 9 LSDM-ja dhe 3 Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit. Të gjitha komunat e tjera shqiptare shkojnë në balotazh

Gara më interesante mbetet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, ku diferenca në raundin e parë është vetëm 600 vota. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Strugë mes Ramiz Merkos së BDI-së dhe Idri Istrefit të ASH-AAA-së me diferencë 1.500 vota. Opozita shqiptare kryeson në Gostivar, ku kryetari aktual Arben Taravari siguroi rreth 3.000 vota më shumë kundër Nevzat Bejtës së BDI-së. Partia e Zoran Zaev, nuk fitoi asnjë komunë në kryeqytet ndërsa kandidati i saj për Shkupin do të garojë sërish në balotazh me kandidaten e pavarur Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 Tetor.

Zjarr Tv Ad