Zyrtare, Balaj firmos me ekipin e ri, Selmani kalon në Turqi

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Bekim Balaj nis zyrtarisht një aventure të re në futbollin euopian. Pas një periudhe shumë të shkurtër, pas përfundimit të kontratës me Ahmat Grozny në Rusi, sulmuesi shkodran transferohet në Austri teksa ka firmosur një kontratë me ekipin e Strum Graz:

“Kapitull i ri në karrierë time. Me zor pres të fillojmë. Faleminderit Shkumbin Qormemeti për marrëveshjen e arritur!”, shkruan Balaj në rrjetet sociale. Ekipi austriak i cili sezonin e fundit e mbylli në vendin e 4-ët ka njoftuar gjithashtu mbylljen e marrëveshjes me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Për Balaj kjo është një mundësi e artë për tu rikthyer edhe një herë në protagonist në futbollin europian.

Jo vetëm Balaj, një tjetër legjionar i cili ndryshon destinacion këtë sezon është dhe Gentian Selmani. Pas 4 vitesh te Laçi, portieri i Kombëtares është transferuar tek Menemenspor, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë në Turqi. Selami firmoi një kontratë 2-vjeçare.

Zjarr Tv Ad