Zyrtarisht në pranverë por moti ka plane të tjera, fundjave parashikohet me reshje shiu dhe rrufe

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse tashmë zyrtarisht në stinën e pranverës moti ka plane të tjera për këtë fundjavë dhe kushtet meteorologjike do të ngjasojnë më shumë me ato të dimrit.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme (e Shtunë) moti parashikohet fillimisht me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat vijnë në dendësim prej orëve të mesditës, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Reshje shiu të herëpashershme fillimisht me intensitet të ulët dhe prej orëve të pasdites intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Po e njëjta situatë meteorologjike vijon deri në orët e mesditës të ditës së Diel. Moti vijon me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës.

Më pas reshjet e shiut bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore nisin edhe kthjellimet e para. Në relievet malore vijon mot i vranët dhe reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët.

Zjarr Tv Ad