336 bimë kanabis në Vlorë, arrestohen dy persona

0
519
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar 336 bimë kanabis sativa, dhe ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar.

Droga u sekuestrua gjatë kontrolleve në Selenicë dhe Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, në vendin e quajtur “Hasanmuko” në afërsi të banesës së shtetasit Diftir Ngucaj, policia ka konstatuar rreth 221 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Diftir Ngucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Kuç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.

 Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bolenë, Njësia Administrative Vranisht, konkretisht në vendin e quajtur “Maja e varrit”, rreth truallit të banesës së shtetasit Zenel Aliaj, u gjetën të kultivuara 65 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zenel Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Bolenë, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast,”-sqaron Policia e Shtetit.

Policia ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me anë të djegies me zjarr.

Zjarr Tv Ad