360° Gradë -PRESIONET NGA ANA E LSI SË, KËSHILLTARËT E MAJTË BRAKTISIN MBLEDHJEN

0
2641
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presion të madh politik nga ana e LSI-së i ka cilësuar Partia Socialiste në Berat veprimet e fundit me heqjet nga puna, largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të bashkisë, etj dhe për të gjitha këto këshilltarët e majtë janë larguar nga mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak. 12 këshilltarët e majtë të bashkisë së Beratit refuzuan që të marrin pjesë në mbledhjen e këshillit, gjë e cila ka bërë që mbledhja të vijojë me prezencën e shtatë këshilltarëve të LSI-së, gjashtë këshilltarët e djathtë dhe disa këshilltarë të tjerë të partive të vogla. Pas refuzimit të këshilltarëve për të mar pjesë në mbledhje kryetarja e Partisë Socialiste Valbona Zylyftari doli në një deklaratë publike për mediat ku bëri me dije se nisur nga disa probleme të shfaqura në drejtimin e bashkisë nga kryetari Petrit Sinaj këshilltarët vendosën që të kushtëzojnë marrdhënien me këshillin.

Ne denoncojmë fort presionin e madh që po bëhet nga ana e LSI-së për të krijuar një klimë të keqe e jo bashkëpunuese në këtë fillim fushate. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj PS-së, tha Zylyftari. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit të paargmentuara dhe vetëm me një qëllim atë politik.  

Zylyftari përmendi gjithashtu dhe largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të bashkisë sic janë shërbimet dhe spostimi drejt fushatës.

Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe bllokimi i një nga shërbimet më të qëndësishme për qytetarët si është ai i transportit të linjave ndërqytetase. Sjell në vëmendje këtu shërbimin në linjën e njësisë administrative Roshnik. Dje është konfirmuar që për shtatë ditë fëmijët në shkollën e Karkanjozit dhe Rabjak nuk kanë bërë mësim për shkak të mungesës së këtij shërbimi”, u shpreh Zylyftari.

Për të gjitha këto probleme këshilltarët e majtë mësohet se kishin kërkuarnjë takim me kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj, por pasi nuk u pritën prej tij vendosën që të braktisin mbledhjen, ndërkohë që kryetarja Zylyftari konfirmoi se do të vihen sërishtë në negociata për të takuar me kryetin Sinaj. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad