360° Gradë – SHKODËR, SHPËRTHIM EKSPLOZIVI NË NJË AUTOMJET

0
405

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Një shpërthim me eksploziv  ndodhi paraditen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Policia ndodhet në vendngjarje. Mendohet se objektivi i ngjarjes ka qenë Lulzim Kulla i cili është mes të lënduarve.  Kulla është pronar i një biznesi ku ndodhi shpërthimi i telekomanduar. Mësohet se 6 të lënduarit, mes tyre një shtetase malazeze po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës. Sipas bluzave të bardha 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi është dëmtuar biznesi i Lulzim Kullës, një motoçikletë dhe një fuoristradë që ishte parkuar pranë ndërtesës.  Kjo zonë është e qarkullueshme pasi aty ndodhet tregu i lagjes Rus. Nga hetimet paraprake  mendohet se tritoli ishte vendosur në një motoçikletë që ishte parkuar para godinës dy katëshe në lagjen rus të Shkodrës.