360° Gradë -SHKOLLA PROFESIONALE “KRISTO ISAK” HAP DYERTË NË NJË AKTIVITET PROMOVUES

0
1069
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është kthyer tashmë në një traditë promovuese aktiviteti i dyerve të hapura në mjediset e shkollës së Mesme Profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. Zhvillimi nëpërmjet fushës së turizmit po hap më shumë vende pune në këtë sektor, i cili vazhdon të mbetet prioritar, ndaj shkolla profesionale jep më shumë mundësi shkollimi dhe punësimi. Për të ofruar më shumë informacion rreth kësaj shkolle, sot të gjitha mjediset janë vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave nëntë vjeçare të qytetit, të cilët në muajin shtator do të bëjnë zgjedhjen e tyre për arsimin e mëtejshëm. Drejtori i shkollës Ferik Koçi bëri me dije se investimet e fundit, hapja e degëve të reja, projektet në bashkëpunim me bizneset, etj e bëjnë këtë shkollë mjaft të rëndësishme në arsimin profesional. 300 nxënës janë aktualisht duke ndjekur proçesin mësimor pranë kësaj shkolle, e cila nëpërmjet ndërmjetësimit mundëson kryerjen e proçesit të praktikave dhe punësimin në biznese të ndryshme të qytetit.

Vetë nxënësit shprehen mjaft optimist për të ardhmen e tyre në punësim dhe kjo fal mundësive që ofron shkolla profesionale. 

 Degët Ekonomi, hoteleri turizëm, teknologji ushqimore ofrohen aktualisht në këtë shkollë, e cila për vitin e ri shkollor synon të vij me risi përsa i përketë degëve të reja.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad