A u fol me Merkel për “Tahirin”? Rama: Folëm për vettingun

0
454
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, pas vizitës në Gjermani. Ai tha se takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, ishte një moment shumë i rëndësishëm për të shkëmbyer opinionet në lidhje me raportin e progresit për çeljen e negociatave. Rama: Vizita në Berlin këtë herë kishte një rëndësi të posaçme për momentin historik në të cilin ndodhet Shqipëria por edhe një ngarkesë të pazakonshme për domosdoshmërinë e kryerjes sa më shumë kontakteve në mënyrë që mesazhet tona të mbërrinin në sa më shumë drejtime. Kemi takuar jo vetëm kancelaren, presidentin e Bundestaguin, anëtarët e komisionit të çështjeve europiane në Bundestag por edhe deputetë të veçantë dhe grupe deputetësh të fraksioneve të ndryshme të Bundestagut. Takimi me kancelaren që ka pasur konferencën për shtyp ka qenë një moment shumë i rëndësishëm i vizitës duke na dhënë mundësinë të shkëmbejmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe shumë të hapur opinionet lidhur me raportin e progresit, rezultatet e arritura në procesin e pregatitjes për çeljen e negociatave, me përmbushjen e parakushteve siç i konsideroi kancelarja ato që janë në fakt pjesë e procesit të integrimit në marrëdhëniet me KE për të ardhur tek rekomandimi pozitiv. Kemi pasur dhe një bisedë goxha të gjerë lidhur me rajonin, zhvillimet në rajon dhe perspektivën e qershorit duke pasur parasysh se më parë do të kemi një stacion shumë të rëndësishëm në Sofje ku do të organizohet Samiti europian për Ballkanin Perëndimor me praninë e të gjithë vendeve anëtare të BE dhe nën kujdesin e presidencës bullgare. Besoj se kjo vizitë don të konsiderohet e suksesshme për përmbushjen e objektivave që kishim. Jam i bindur që në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë dhe më të detajuar nga ana e të gjithë aktorëve lidhur me pozicionuin në të cilin gjendet sot Shqipëria dhe legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë që raporti i KE të mbështetet nga qeveria dhe parlamenti gjerman.

Zjarr Tv Ad