Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, 22-vjeçari bie me makinë 20 metra poshtë rrugës

0
650
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Shkambi i kuq”, ku shtetasi me iniciale E.K, 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat punto”, me targa TR 0207 U, ka humbur kontrollin mbi automjet, duke rënë rreth 20 metra, poshtë rrugës.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit, është transportuar për ndihmë më të specializuar me Ambulancë drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po heton mbi zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi automjet gjatë drejtimit të tij.

Zjarr Tv Ad