Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, Gjykata lë në burg Rozina Kolecin, Prokuroria: Po fliste në telefon

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksidentoi me vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe 57-vjeçarin Ramazan Isha, Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për drejtuesen e mjetit Rozina Koleci. Masa është caktuar nga gjyqtari Ardian Kaliaj i cili ka miratuar kërkesën “arrest me burg” të prokurorit Bajram Breçani.

Vetë Koleci ka shprehur tronditje dhe pendesë për çfarë ka ndodhur, por është përgjigjur se gjithçka erdhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të biçikletës në rrugë duke dalë para automjetit të saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”. Ndërsa prokuroria e tiranës e akuzon atë për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celularë por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Tre ditë më parë në zonën e njohur si ura e lumit Tirana në kryqëzimin para karburantit Koleci siç dhe shihni nga pamjet e siguruara nga Report Tv aksidentoi fillimisht çiklistit e më pas në bordurën ndarëse përplasi Valbona Ndreun me dy fëmijët e saj, Esmeralda Ndreu 8-vjeçe e cila humbi jetën, ndërsa u plagos vajza e vogël, E.N, 6-vjeçe.

Në aksident u përfshin dhe tre mjetet të tjera të cilat u përplasën nga Koleci që aktualisht do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Zjarr Tv Ad